Nga Bledi Mane
Pesë muaj qëndroi Beniada Nishani brenda shtëpisë së Big Brother e megjithëse nën presionin 24 orësh të kamerave dhe publikun që e ndiqte, shfaqi modestisht vlerat e një vajze plot sharm dhe pragmatizëm. Luftëtare dhe mbrojtëse e paepur e lirisë dhe veprimeve të saj të paramenduara mirë…
Pesë vjet qëndroi Bujar Nishani president republike e megjithëse kishte të garantuar kushtetueshmërisht ushtrimin e detyrës madhore, mbeti ai pengu i vogël e i rëndomtë i Saliut.
Beniada kishte në dorë vetëm fjalët, lojën, ushqimet bazike por ndërtoi personalitetin e admirueshëm të një vajze që i tregonte vendit çdo cënuesi.
Bujar Nishani kishte në dorë drejtësinë, ushtrinë, pavarësinë e institucionit që drejtonte por frika e mpaku dhe e plaku në sytë tanë. Militant hyri e militant doli pa lenë asnjë gjurmë fizike apo historike në 5 vjet presidencë.
Dy “Nishanë” që rrjedhin nga e njëjta derë madje me ADN e antropologji të njëjtë por me dy formime krejt të ndryshme. E para çmoi lirinë dhe nuk u tjetërsua, i dyti megjithëse pensionist i lirë ende përulet pa kushte duke mbetur një vegël që u ndryshk në duart e fishkura të Berishës.
Imagjinoni një moment sikur Bujar Nishanin ta fusnin brenda shtëpisë së Big Brother dhe në vend të Bora Zemanit të shkonte ta puthte Sali Berisha përsëri njerëzit Ilir Shaqirin do votonin…