Dy këngëtaret e muzikës popullore labe, Paro dhe Merushe Xhihani kanë realizuar së fundmi një bashkëpunim me titull “Goja motër të më kishe thënë”. Të ftuara, në “ABC News” ato kanë treguar si lindi ky duet përmes shoqërisë së tyre 40-vjeçare.
“Ne vijmë nga monizmi dhe në atë kohë ne e mbanim shoqërinë dhe e ruanim, jo si tani. Si thonë më mirë një shoqe e vjetër se e re”, tha Paro.
“Shoqëria që të mbahet gjallë dhe të jetojë e mban vetëm goja, se çfarë nxjerr nga goja. Inat edhe ka, po nuk duhet të mbahet”, u shpreh Merushja.
“Ne kemi punuar në ‘Pallatin e Kulturës’ 11 vjet punonjëse. Kemi qenë në një qytet, patriote dhe kemi vazhduar bashkë me koncerte deri në ditët e sotme”, shtoi Paro.
Ndërsa, kur bëhet fjalë për koncertet, këngëtaret treguan se negociojnë për çmimet, por padyshim trevat e Veriut paguajnë më shumë.
“Ne është fatkeqësi se kemi lindur në Jug se Veriu hedh. Janë me qejfli. Shqipëria e Mesme hedh me fshesë”, tha Paro.