Dy javë më parë kishin marrë vaksinën, 14 të moshuar infektohen me koronavirus

14 të moshuar dhe një punonjëse në një azil në Gjermani kanë rezultuar pozitiv me koronavirs pasi e kishin marrë vaksinën kundër virusit.

Mediat e huaja bëjnë me dije se të infektuarit janë në një azil në Dordmund. Të moshuarit ishin vaksinuar me dozën e parë të vaksinës BioNtech / Pfizer, më 27 dhjetor, ndërsa pas testit të fundit të bëra dy ditë më parë kanë rezultuar pozitiv.

Personat në fjalë dyshohet se janë infektuar para se të merrnin vaksinën.

Dy vaksinat e nevojshme për një mbrojtje të plotë:

Për të krijuar një mbrojtje të plotë të vaksinimit me vaksinën nga BioNtech / Pfizer, kërkohen dy vaksinime brenda tre javësh. “RKI” shkruan se vaksinimi i dytë duhet të shmanget nëse një infeksion SARS-cov-2 është zbuluar në laborator pas dozës së parë të vaksinës./korrieri.al

 

Author: admin