Dy burra shpëtuan Italinë/ Shqipërisë i duhen njerëz të tillë

Gazetari Mentor Kikia ka reaguar lidhur me arrestimin e bosit të Cosa Nostrës, Matteo Nassina Denaro, pas 30 vitesh në arrati.



Në postimin e tij në “Facebook”, Kikia ka listuar një sërë krimesh të bosit të mafias, ku më kulminozet janë ekzekutimi i dy prokurorëve Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino në vitin 1992.

Ishin dy prokoruroët të cilët ndonëse patën një përfundim tragjik, ata ndryshuan drejtësinë italiane dhe i prenë krahët mafias.

Marrë shkas nga kjo histori, Kikia shkruan se edhe Shqipëria ka nevojë për prokurorë dhe gjykatës, të cilët duhet të bëjnë ndarjen e epokave në këtë vend.



“Shqipëria, vendi me politikën më të kriminalizuar dhe nivelin më të lartë të korrupsionit në Europë, ka nevojë sot për një grusht njerëzish të tillë. Padyshim, krimi dhe lidhja e tij me politikën nuk janë në nivelin e Siçilisë së viteve ’80 të shekullit të kaluar. Për pasojë nuk ka pse të kemi dëshmorë. Por ama na duhen heronj. Na duhen prokurorë e gjykatës që të bëjnë ndarjen e epokave në këtë vend, që tërhiqet zvarrë dhe mbytet rregullisht me jashtëqitjet e tij”, shkruan Kikia.

Postimi i plotë:

Historinë e bëjnë njerëzit me zemër të fortë dhe dashuri të madhe për Atdheun

Më në fund, njeriu më gjaksor në Itali, mbetur gjallë dhe në liri, u arrestua. Matteo Messina Denaro, bosi Cosa Nostra u arrestua, pasi prej 30 vitesh qëndronte i fshehur. Ai trashëgoi fronin e Mafis, pasi “mbreti” i saj Toto Rino u arrestua në 1993.



Ai është një njeri i zhytur në krime këmbë e kokë dhe është i dënuar me burgim të përjetshëm. Por krimi me përmasa historike i tij është ekzekutimi i atentateve ndaj dy njerëzve të famshëm të drejtësisë italiane, gjyqtarit Giovanni Falcone dhe prokurorit Paolo Borsellino.

Përfundimi i tij në qeli, nuk është fundi i mafias në Itali, por vijimi i goditjeve të mëdha, që nisën pikërisht nga dy burra, Falcone e Borselino. Goditje që e dobësuan Mafian dhe i dhanë krahë drejtësisë dhe shtetit.

Deri atë kohë, në rajonet ku bënte ligjin, Mafia caktonte edhe listën e deputetëve, kryebashkiakëve, shkonte edhe shumë më lart, deri tek kryeministri…

Por dy burra me zemër të fortë dhe dashuri të madhe për vendin e tyre, e ndryshuan rrjedhën e historisë. Ata mbetën viktima, por vendin e tyre e shpëtuan.

Shqipëria, vendi me politikën më të kriminalizuar dhe nivelin më të lartë të korrupsionit në Europë, ka nevojë sot për një grusht njerëzish të tillë. Padyshim, krimi dhe lidhja e tij me politikën nuk janë në nivelin e Siçilisë së viteve ’80 të shekullit të kaluar. Për pasojë nuk ka pse të kemi dëshmorë. Por ama na duhen heronj. Na duhen prokurorë e gjykatës që të bëjnë ndarjen e epokave në këtë vend, që tërhiqet zvarrë dhe mbytet rregullisht me jashtëqitjet e tij.



P.S: Sa për fillim. Prej dy javësh, në një zyrë të prokurorisë kanë mbetur si mall pa zot, 450 mijë Euro. Pastruesja që i vodhi, e di ku i vodhi, por prokuroria nuk e gjen dot.

Author: morevesh