Dy adoleshentë me pushime verore në Izrael kanë nxjerrw nga toka një thesar me qindra monedha të arta, që ishin të varrosura në një qyp balte prej rreth 1100 vjetësh.
Koleksioni i paçmuar i monedhave u zbulua në zonën arkeologjike të Yavne, dhe daton prej shekullit të nëntë, gjatë kohës së Kalifatit Abbasid – perandoria islamike që komandonte një territor të shtrirë prej Algjerisë deri në Afganistanin e kohës së stome, duke përfshirë dhe territorin e Palestinës.
Toka e Palestinës ishte nën udhëheqjen e Abbasid-it nga viti 750 deri në 1258, teksa historianët e quajnë atë shpesh “Epoka e Artë e Islamit”.
Më shumë se 400 monedha prej floriri të pastër 24-karat u zbuluan në total.
“Koleksioni përfshin dinarë të artë, por çuditërisht edhe 270 prerje të vogla floriri që shërbenin si kusur.”, – tha Robert Kool, i autoritetit të antikiteteve izraelite.
Dy kërkuesit 18-vjeçare i gjetën monedhat në një qyp balte të mbyllur me një gozhdë të vetme.
“Gërrmuam në tokë dhe nisën të zbulonim disa sende që dukeshin si fletë të holla të verdha”, – tha një prej adoleshentëve Oz Cohen. “Kur i shikuam mirë pamë se ishin monedha të arta. Ishte shumë emocionuese të zbuloje diçka kaq të veçantë e të lashtë”.
Kur monedhat e bronzit e të bakrit dolën nga qarkullimi në vitet 850, floriri dhe argjendi u bënë materiali kryesor i sistemit monetar në perandoritë e mëdha islamike.