Drejtuesi i kompanisë globale emiratase Emaar Group, Mohamed El Alabbar, ishte dje në Portin e Durrësit krah kryeministrit Edi Rama, duke shpallur se në fund të muajit mars, ose në fillim të prillit, do të fillojë ndërtimi i portit të ri të këtij qyteti.
Gjatë fjalës së tij ai u shpreh se ky port do të jetë një ndër më të mirët në Mesdhe, aq sa dhe “do të na ketë frikën Monakoja”.
“Do të bëhet, do të jetë shumë speciale, do të jetë ndër më të mirat në Mesdh. Do ketë vende dhe për jahtete e mëdha. Atëherë Monaco duhet të na ketë frikën…”, tha ai.
Në fokus të këtij projekti që aktualisht është në fazë studimore, i kushtohet edhe pastrimit.
“Do të pastrojmë detin po ashtu edhe mjedisin”, tha Alabbar.
Më pas, projekti ka dhe një sfidë politike, më saktë parlamentare.
“Pas detajeve teknikeve do të kemi edhe hapjen e garës, kemi çliruar një pjesë të ambienteve dhe faza e parë do të ketë mundësi për nisjen nga puna.
I gjithë projekti si një projektligj do të shkojë në parlament për të marrë edhe aprovimin”, bëri me dije ministrja e linjës Belnida Balluku.
“Ta bëjmë me zemër e shpirt”, tha Rama.
Ndërkohe, porti tregtar do të zhvendoset në zonën e Porto Romanos.
Kompania emiratase synon investimin e një shume me vlerë 2 miliardë Euro për ngritjen e infrastrukturës së re të portit për qëllime turistike dhe ndërtimin e rezidencave moderne dhe hotelerisë