Durim Halimi gati projektin e ri muzikor pas suksesit me “Pishman”
Ishte projekti i tij muzikor i tretë me titull “Pishman” i cili u prit dhe u komentua shumë mirë. Tashmë artisti me origjinë nga Kosova por që ka lindur dhe jeton në Amerikë ka gati një tjetër projekt që këtë herë do të vijë vetëm me video-tekst. Po flasim për këngëtarin Durim Halimi ku do të na sjellë një baladë me plot emocion me titull ” Lutem” .
Mësojmë se teksti është shkruar nga vetë Durimi e muzika krijuar nga Lior Binyamin e do të publikohet shumë shpejt, ndërsa Durimi tashmë do të jetë mjaft i angazhuar në muzikë me projekte të reja muzikore.