Dulce Maria është bërë nënë për herë të parë.
Aktorja e njohur nga roli i Robertës, ka sjellë në jetë një vajzë dhe lajmin e ka bërë të ditur përmes një fotoje në Instagram.
“Nuk ka fjalë që mund të shprehin atë që ndiej, së pari faleminderit pafund! Falenderoj Zotin që na la të provojmë mrekullinë më të madhe në jetë, dhuratën më të madhe, shprehjen e dashurisë sonë të pamasë, një përvojë transformuese. Dashuria na bën më të fortë. Ja ka vlejtur gjithçka që të të kem tani në krahët e mi. Faleminderit Paco qe je babai më i mirë për foshnjën tonë të bukur, e cila ndryshoi jetën tonë. Premtoj se do të jem nëna më e mirë për ty ylli im i bukur. Të duam”-shkruan aktorja krah fotos së duarve të saj me të bijën dhe bashkëshortin.