Një ‘bukuroshe’ 57 vjeçare po “mbron” me të gjitha forcat vendin mes modeleve sa gjysma e moshës së saj, teksa reklamon rrobabanjot për revistën e njohur Sports Illustrated.
Amerikania Kathy Jacobs është bërë modelja më e moshuar në bikini dhe thotë se ka si mision të nxisë të gjitha gratë të ndjekin ëndërrat, cilado që është mosha e tyre.
Sesioni i fundit fotografik ishte për të kulminimi i një rrugëtimi dy-vjeçar që nisi në korik 2019 kur Kathy u shfaq në pasarelën e vitit 2019 për Sports Illustrated në Miami.
Në fillim të këtij viti ajo u zgjodh mes 16 finalisteve të veshjeve të veshjeve te notit.
Kathy në fakt nuk është modelja më e moshuar e revistës, pasi ky nder i takon ikonës Christie Brinkley, e cila ka pozuar për veshjet e notit të revistës në moshën 63 vjeçare. Por kaliforniania Jacobs është ajo që e ka filluar profesonin në moshën më të vjetër, dhe për këtë është krenare.
“Të jesh fillestarja më e vjetër e më e shkurtër është diçka madhore, ashtu siç është dhe të jesh pjesë e lëvizjes së madhe të grave në botë, për të thënë se është koha të marrim kontrollin dhe se bukuria nuk ka moshë”, thotë ajo.