Kryeministri Edi Rama ka parlajmëruar sot qytetarët që të përgatiteten për skenarin më dramatik, në fushën e ekonomisë.
“Duhet të përgatitemi për skenarin më dramatike pasi mund të ketë mungesa të energjisë dhe naftës. Edhe kjo mund të ndodhë, edhe pse ky është skenari më dramatik. Sepse zëvendësimi i burimeve që janë burime që siguroheshin nga Rusia është jashtëzakonisht i komplikuar. Detyrimi për të qëndruar në front në mbështetje të Ukrainës është e pashmangshme.
Dhe do bëjmë çmos për të mos shkojmë në sakrifica reale, por ka një qëllim, të mbrojmë jetën dhe shëndetin.
Atë që është më e rëndësishmja të mbrojmë Shqipërinë nga përshkallëzimi i agresionit, si pjesë e vendeve që po bëjnë përpjekje. Sa na takon ne, do bëjmë çmos të mbrojmë njerëzit tanë.
Qëllimi është të mbrohemi tani. Do bëjmë çmos që Qeveria të mbrojë njerëzit tanë”, është shprehur Rama./CNA.al