Pak muaj më parë u shpall gjendja e al armit të përhapjes së shpejtë të koronavirusit, ndaj dhe në shumë farmaci ishte e pamundur gjetja e një maske.
Ndaj dhe njerëzit, për t’u mbrojtur filluan të prodhonin vetë maska të bëra nga copa.
Në kohën e koronavirusit, në shumë vende mbajtja e maskave është e detyrueshme.
Po a kanë ndonjë efekt maskat dhe nga çfarë na mbrojnë në të vërtetë? Mbajtja e maskave u shpall e detyrueshme në shumë zona të Kinës që nga fillimi i vir usit Corona, shkruan DW.
Tani, shumë vende po ndjekin tani shembullin e saj. Për shembull, Austria e ka shpallur si detyrim që klientët në supermarkete të mbajnë maska. Kjo po diskutohet tani edhe në Gjermani.
Duket se rregulla të tilla nuk shërbejnë aq shumë për të mbrojtur nga inf eksioni ata që mbajnë maskën, sesa për të mbrojtur të tjerët prej mik robeve të mundshme që mund të ketë personi që mban maskë.
Për shkak se një person i inf ektuar mund të jetë ba rtës i vir usit para fillimit të simp tomave të sëm undjes, praktikisht të gjithë konsiderohen përhapës të mundshëm.
Logjika e detyrimit për të mbajtur maskë është se nëse të gjithë i përmbahen atij, ulet rre ziku i përgjithshëm i inf eksionit në shoqëri. Në sallat e operacionit mjekët i ndërrojnë maskat çdo dy orë. Në rast se maskat kirurgjikale mbahen për një kohë të gjatë ato e hu mbasin funksionin e tyre.
Këshilla: Edhe maskat prej cope duhen ndërruar vazhdimisht dhe duhen larë me ujë të nxe htë për të zh dukur vir uset, thonë ekspertët.
Maskat kirurgjikale të mbrojnë prej inf eksioneve vetëm në një masë të kufizuar. E rëndësishme është të mos kapim me duar hundën ose të fër kojmë sytë.
Aftësinë më të mirë filtruese duket e kanë maskat që përdorin profesionistë të ndryshëm që punojnë në industri apo ndërtim për t’u mbrojtur prej tymrave, gazrave apo aerosoleve të dë mshme./class /Gazeta Express