Opinionisti Arjan Konomi siç duket ka reaguar për situatën Donald-Bora-Beatrix.
Spektaktli i mbrëmshëm i “Big Brother Vip” thuajse i gjithi ishte në dispozicion për Donaldin dhe Beatrixën, shkruan lajmi.net.
Dyshja e cila filuan lidhjen në “Big Brother Vip” përkundër situatës së lënë pezull me Borën mbrëmë kanë sqaruar më shumë për raportin mes tyre.
Donaldi u ndje keq për gjithë situatën e shkaktuar e sidomos pasi pa videon dhe fotot e Borës me varësen e tij, por tha se tani është me Trixën dhe ndjen për të.
Në lidhje me këtë ka reaguar edhe Arjan Konomi i cili javë më parë e kishte pyetur Borën për Donaldin ku ajo tha se po e pret jashtë.
““Pse po e bëj këtë story? Sepse mbas dilemës së madhe Hamletiane, që prej shekujsh njerëzit vrasin mendjen ti gjejnë një zgjidhje, një dilemë tjetër ka kapur njerëzimin sot, të duash apo të mos duash, apo të dish çfarë të duash? Do thoni ju shumë e vështirë është kjo e dyta, po për mua është shumë e thjeshtë, sepse njerëzit ngatërrojnë,apo përpiqen të të ngatërrojnë ndërkohë që e dinë shumë mirë se çfarë duan. E natyrisht dëshira, etja, mania për famë, njohje publike, për para, për vëmendje e nuk e di çfarë fjalësh të tjera të gjejnë i bëjnë njerëzit të mos dinë se çfarë të duan…Këta njerëzit janë kudo në shoqërinë shqiptare dhe është i vështirë ti kuptosh se të shfaqen me një servilizëm… duhet pasur shumë kujdes, sepse janë zva rranik social, është e mbushur shoqëria jonë.” , ka thënë Arjani në videon e tij.