Deputetja Grida Duma ka mbajtur një fjalim të fortë në Kuvend, ku tha se të gjithë demokratët duhet të ishin sot në këtë Kuvend dhe jo në mitingune e Sali Berishës që ishte për interesa personale.
Ajo tha se do apo nuk do Berisha, Basha është dhe do të jetë kryetari i PD dhe se Kuvendid i PD i 11 dhjetorit është nul.
“Unë dhe ju jemi sot këtu sepse këtë duhet të jetë cdo demokrat i vërtet që e di misionin e PD. Unë nuk mund të isha kurrësesi në një miting të interesit personal të Sali Berishës. Ndjej keqardhje për damkosjen e tij, por demokratë unë nuk jam këtu për tu bërë maska antizhgënjim e Luklzim Bashës, ishin pasojat e gabimeve tona dhe kryetarët që i cuan demokartët në atë miting të 11 dhjetortit. Kam qenë me sy hapur për ata demokratë që nuk shkuan për të luftuar amerikën me Berishën në fakt disa shkuan për të larguar kryetarin përmes arsyes personale dhe thellësish antiamerikane, Sali Berisha ishte mjeti dhe jo qëllimi i tyre. PD duhet ta bëjnë qëllim kthimin e atyre demokratëve, sepse ky është viti 2021 dhe Shqipëria nuk do të kthehet 100 vjet mbrapa. Troc fare unë me zemër isha dhe jam me ata demokratë atje po jo me Berishën.
Mos i kthejmë demokratët dhe Amerikëën në një sinonim të Bashës dhe as të Berishës. Ne nuk jemi për të kontestuar dhe as për dorëheqjen ndoshta atëhere, por ne idolëm në krahë.
Askush nuk e di numrin e atyre që votuan për shkarkimin e Lulzim Bashës. Ama Basha të ballafaqohej me masakrën zgjedhore. T’i duhet të krijoje hapësira për figurat e krijuara. Në këtë sherr brenda familjes sonë ke një avantazh të madh, sepse ti je më i pafajshmi në këtë mes dhe pikërisht Berisha është fajtori më i madh. PD nuk e ndihmon dot Berishën sepse ai s’ka më asgjë për të humbur por PD s’mund të humbasë çdo gjë për të ngushëlluar egon e pakufijshme të tij. Duke kërkuar ndjesë foltore më foltore pse mbështeti Bashën, ai nuk e hapi gojën 8 vjet rresht dhe e mbrojti Bashën nga moti i keq politik. Berisha nuk e shlyen dot fajin e madh për abuzimin me ndjenjat e demokratëve duke e kthyer PD-në në një foltore turpi kundër SHBA-ve. Mbështetja ime pa kushte për ty ka marrë fund”tha Duma ndër tëë tjera.