Jam i martuar prej vitesh tashmë, por fatkeqësisht nuk kam fëmijë. Tashmë jam në moshën 55 vjeç. Gruaja ime nuk më dhuroi dot fëmijë sepse kishte probleme, ishte sterile. Por unë po e vuaj shumë faktin që nuk kam fëmijë.
Prej vitesh familja më kanë thënë të ndahem nga ime shoqe të martohem sërisht, por gruaja ime është aq e mirë, saqë nuk ma bënte zemra ta ndaja, më dukej si krim dhe sikur do të hiqja një pjesë nga trupi im, shpirti im.
Tani kam një muhabet shumë serioz me një grua e cila ka pasur dhe ajo fatkeqësitë e veta, por është pjellore. Dhe duke qënë se e dua patjetër një fëmijë të paktën, por e dua të timin, të gjakut tim, vendosa të martohem me këtë grua.
Dhe për këtë kam marrë dhe miratimin e gruas time, më ka thënë se kam problem martohu, vetëm të lutem mos më largo nga kjo shtëpi. Unë kam shtëpi të madhe, dhe të paktën dy dhoma dua t’ja lë asaj, sepse ajo nuk ka
njeri në familjen e saj, prindërit si ka, vëllezërit të martuar ku do shkojë. Por gruaja që do të marr, më thotë që duhet ta nxjerr jashtë. Unë nuk dua ta nxjerr jashtë, por ta mbaj në shtëpi.
Kam shtëpi dy katëshe. Dhe familja ime më thotë, nuk është normale ta mbaj gruan në shtëpi kur të martohem. Se di si të veproj, jam në një udhëkryq, si të veproj, ta nxjerr gruan time, dhe të martohem e të krijoj familje, apo të gjej një grua tjetër që ta pranoj këtë gjë?