Kryeministri Edi Rama ka hequr përgjegjësinë nga vetja për rritjen e çmimit të naftës në nivele rekord në vendin tonë. Ndonëse qytetarët paguajnë 230 lekë për një litër naftë, Rama thotë se cmimet janë rritur për shkak të luftës në Ukrainë.
Pasi një qytetar shkruan se kur lexon çmimin e naftës i dridhen gjunjët dhe do që ta hedhë makinën në greminë, Rama i përgjigjet se njerëzit në Ukrainë po rrezikojnë të ikin në botën tjetër bashkë me familjen dhe atdheun.
Qytetari: Qe s’jeni te mir nuk jeni, se kur lexoj numrat e naftes me dridhen gjunjet se na duhet te hedhim makinen ne gremine, kur mendoj te via ca kohe ne shqiperi se gjithmon mendoj te kthem, por nje hap para dy pase, ose mbrapma, por te tjeret jan shpellar fare, s,meritonin asnje bashki, dhe dihet do votonin PS..POR UN JAM PD dhe ‘sdua ti shikoj me sy shpellaret..JENI ME FATE ..!!
Rama: Ilia Berdilla arsyeja e rritjes se naftes keshtu eshte lufta, ku te tjeret nuk po hedhin ne gremine makinen po po rrezikojne te ikin ne boten tjeter bashke me familjen dhe atdheun, nderkohe qe ti shiko faturen e energjise ku s’ka akoma asnje rritje, sepse ndryshe nga naften qe e tregtojne privatet, energjine po e mban me dhembe ne vend qeveria! Nuk e di edhe per sa kohe, por po e bejme, nderkohe qe tere te tjeret e kane rritur!