Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj janë tashmë dy nga personazhet më të komentuar të momentit. Prej disa javësh, ata kanë nisur një romancë dhe nuk kanë si t’i shpëtojnë syrit të mediave. Çdo lëvizje që lidhet me ta, kthehet menjëherë në lajm.
Pas asaj që u duk si ftohje, zhvillime të reja pati mbrëmë në “Big Brother VIP” për sa i përket çiftit Donald – Beatrix. Me tone të ashpra ndaj Arjolës, Donaldi u shpreh se e do Trixën dhe nuk është asgjë tragjike sepse sipas tij, mes njerëz të martuar e me fëmijë ndahen jashtë dhe nuk ndodh hataja.
Por, duket se Beatrix dhe aktori janë më të sigurt se kurrë për njëri-tjetrin. “Bëni çfarë të doni, kalleni shtëpinë, unë këtë djalë e dua, dhe ju e dini”, tha Beatrix. Edhe Donaldi nga ana tjetër tha se këngëtarja ishte njeriu që ai pëlqente dhe donte.
Në një bisedë me Arbanën mes tensionesh nga diskutimet e forta, Donaldi mes tjerash tha se i vie “ta ha” Beatrixën por frenohet nga shumë gjëra, përfshirë kamerat. Antonela, Big Mama, Arjola, Meridiani janë disa nga banorët që hedhin dyshime rreth lidhjes së tyre.
Këta banorë besojnë se e gjithë kjo ishte lojë e Donaldit, dhe ai po e shfrytëzon Beatrixin për lojë. Nga kjo janë krijuar debate të forta gjatë spektaklit. Beatrixi ka shpërthyer ndaj banorëve dhe iu ka kërkuar banorëve që mos të përzihet në lidhjen e tyre. Madje ajo me britma ka sqaruar një herë e mirë: Kalleni shtëpinë unë e du këtë djalë.
Së fundmi, vëllai i Beatrixës, këngëtari Alban Ramosaj ka treguar se përkrah lidhjen e tyre. Këtë ai e ka bërë të qartë në heshtje, thjesht duke i bërë “follow” Donaldit në Instagram. Pra, Albani dhe Donaldi kanë filluar të ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale dhe kjo ka mjaftuar që të aludohet se një miqësi mes tyre mund të fillojë në të ardhmen.