“Dua një mashkull të sinqertë si puna jote”/ Beatrix Ramosaj ironizon Luiz Ejllin

Këngëtari i njohur ironizoi duke përmendur disa emra që kanë qenë pjesë e edicionit të parë të këtij formati.



“Femrën ideale, a e di si e doja; e doja inteligjente si Beatrix, besnike si Donaldi, të sinqertë si Monika dhe të drejtpërdrejtë si Arjola”, u shpreh Ejlli. Një reagim në lidhje me këtë e ka bërë ish-banorja Beatrix Ramosaj, e cila ia ktheu në të njëjtën mënyrë. “Faleminderit Luiz e thënë prej teje e vlerësoj shumë. Dhe unë dua dikë që nuk gënjen dhe të sinqertë si ty”, tha Ramosaj.

Beatrix ndërkohë gjatë qëndrimit në BBV ka qenë temë diskutimi për marrëdhënien që krijoi me Donald Veshajn. Pasi mbaroi Big Brother Beatrix dhe Donald u ndanë dhe Donaldi insistoi të lidhej sërish me Bora Zemanin.

Heshtja e Beatrix Ramosaj pas fotos së çiftit Bora Zemani-Donald Veshaj nuk ka zgjatur më shumë se dy ditë. Këngëtarja ka reaguar për herë të parë pas fotos që theu rrjetin duke publikuar një sërë fotosh në Instagram ku shfaqet e veshur mjaft sensuale. Dhe sigurisht nuk ka munguar një mbishkrim pikant. “Krejt toksinat Ramosaj ty t’i shëron”- shkruan Beatrix krahas fotove duke u interpretuar si një thumb.



Author: morevesh