Beniada Nishani ishte ditën e djeshme e ftuar në emisionin “E Diell” ku bëri disa deklarata që i habiti të gjithë. Modelja bukuroshe u shpreh se do një burrë të varfër, në mënyrë që ta mbajë ajo.
“Dua një fukara ta mbaj unë. Nuk dua një person me lek”, u shpreh ish-banorja e “Big Brother VIP”, duke shtuar se kjo është e vërtetë.
Kjo deklaratë e Beniadës i habiti paksa të ftuarit e tjerë në studio. Ndërkohë kujtojmë se ajo fitoi zemrën e publikut shqiptar pasi u bë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Dita ditës, Nishani filloi të bëhej një nga personazhet më të dashura për publikun dhe arriti që të ishte në katërshen finale. Edhe pse ajo doli e para nga të katërt finalistët, Beniada ka fituar shumë nga ky rrugëtim në BB VIP.