Jori është vajza e cila ka vjedhur zemrat e të gjithë shqiptarëve brenda shtëpisë së Big Brother Vip.
Me çiltërsinë e saj dhe karakterin që e karakterizon Jori arrin të bëhet temë diskutimi dhe të zërë dhe faqet e portaleve.
Së fundmi, nga salloni i Big-ut, Jori ka bërë një kërkesë të veçantë.
Ajo nuk do të takojë askënd, nuk do ti vijë asnjë surprizë nga dikush por në vend të kësaj do dhurata!
Banorët kanë qeshur me këtë kërkesë jo dhe aq të zakontë pasi jemi mësuar me banorë që në kushte izolimi kërkojnë që të takojnë ndonjë person të afërt, mirëpo ky nuk është rasti i modeles.