Deri më tani janë zhcvilluar 3 raunde bisedimesh mes Rusisë dhe Ukrainës. Me përjashtim të korridoreve humanitare, asgjë tjetër nuk ka pasur përparim. Të dy palët qëndrojnë në llogoret e tyre.
Sipas raportimeve të “Jerusalem Post”, duke cituar burime nga qeveria e Kievit, kryeministri izraelit Naftali Bennett i ka rekomanduar presidentit ukrainas Volodymyr Zelesnky të pranojë ofertën e Vladimir Putin për t’u dorëzuar për t’i dhënë fund luftës.
Zelensky do ka refuzuar, duke thënë se propozimi përfshinte shumë sakrifica për ukrainasit, të cilat ai nuk është gati që ti pranojë.
Në ditën e 17-të të pushtimit të Ukrainës, forcat ruse po i afrohen Kievit dhe po shtojnë sulmet e tyre ndaj qyteteve të tjera kyçe në Ukrainë.