Donaldi ka treguar një plan që kishte bërë me Arjolën përpara disa netësh.
Ideja e tyre ishte që të trembnin banorët, gjë e cila nuk u vu kurrë në realitet.
Një makth që pa Arjola atë natë ishte ajo e cila e pengoi realizimin e planit të vërtetë.
Teksa po dëgjonte shpjegimin e Donaldit ishte Fifi ajo e cila është revoltuar.
Ajo e mërzitur dhe e përlotur është shprehur se nëse ai plan do të finalizohej ajo nuk do mund të flinte dot e qetë.
‘’Ne i kemi treguar problemet tona, nëse ajo do të bëhej unë nuk do të flija dot’’,- tha Fifi teksa u largua duke shpërthyer në lot.
Top Channel