Donaldi heq dorë nga ‘Më lër të flas’?! Zhduk nga Instagrami Arbanën dhe një pjesë të produksionit!

A është mërzitur Donald kaq shumë që nuk fitoi edicioni e parë të “Big Brother Vip”?

Me përfundimin e reality show dhe fitore e Ilir Shaqirit, duket sikur gjërat midis Donald Veshajt dhe një pjesë të produksionit nuk janë mbyllur siç duhet.
Teksa nuk e dimë se çfarë ka ndodhur në prapaskena, ditën e djeshme ai vendosi të heq Arbana Osmanin, Lorin dhe Sara Hoxhën nga lista e personave që ndjek në “Instagram”.

Jo vetëm kaq, pasi Donaldi ka fshirë nga Instagrami edhe emisionin që iu bë dhuratë nga produksioni i Top Channel, i titulluar “Më Lër të Flas”.

Ky veprim i tij është interpretuar si një “heqje dorë” nga emisioni, të cilin nuk dihet ende nëse do ta moderojë vetëm Romeo. Këto janë vetëm spekulime, pasi ende nuk ka dalë asnjë njoftim zyrtar.

Gjithashtu Donald Veshaj ka reaguar për herë të parë në rrjetet e tij sociale me anë të një videoje falënderuese për të gjithë njerëzit që e kanë mbështetur.
Aktori shprehet se nuk e fitoi “Big Brother VIP Albania”, por ka vendosur që me 100 mijë euro nga xhepi i tij të ndërtojë 4 shtëpi për njerëzit në nevojë.
J.GJ./ReportTv.al

Author: morevesh