Donald Veshaj ka dëgjuar për herë të parë këngën që Beatrix Ramosaj i ka dedikuar dashurisë së tyre që lindi brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Fillimisht nuk e kuptoi se ishte projekt i ri që realizoi Trixa kur doli nga shtëpia e Big Brother.
“Më duket se është e vjetër”, dëgjohet duke thënë Donaldi. Ndërsa më pas i duket se ndryshon zëri dhe ka bërë bashkëpunim, ndaj pyet: “Po kjo kush është? Ngrije pak të lutem.”
“Edhe pak ditë kanë me na nda, ne shumë shpejt kemi me u pa”, ishte momenti kur Donaldi kuptoi se kënga ishte dedikim për të dhe filloi të buzëqeshje.
“Të lutem vëlla i madh dhe një herë, të lutem”, tha Donaldi, dëshirë që iu plotësua dhe kënga u përsërit.
Beatrix Ramosaj ka bërë postime në Instagram duke treguar se po e ndiqte momentin kur banorët dëgjuan këngën e saj dhe shkroi: “Edhe pak ditë…”