Në spektaklin e djeshëm Iliri u zgjodh i preferuari i publikut e si i tillë ai kishte të drejtën e vetos. Pra mund të zëvëndësonte veten me një nga banorët dhe fillimisht nuk e bëri, pasi kuptoi se mund ta hiqte Sarën që ishte në nominim dhe dëshironte të vendoste përballë vetes Donaldin.
Arbana i tha se kjo gjë nuk është e mundur, pasi ka të drejtë të heqi vetëm veten dhe ai vendosi Dagz-in me Sarën në nominim. Këtë situatë Donaldi nuk e ka përtypur aspak mirë dhe e ka diskutuar me DJ Dagz-in në oborr.
“Dua dua të dal me Donaldin në televotim. Arbana i thotë s’është kështu, ai dua, dua. Ai doli i preferuari i publikut dhe donte të më hiqte mua. E kupton? Unë shpohem këtu (te zemra) po të më heqi ai. Unë shpohem o shpohem nga inati”,- tha Donaldi.