Rreth orës 20:00 te mbremjes, forca speciale, efektivë të FNSH-së dhe “Shqiponja” vërshuan nëpër rrugët e Tiranes për të kryer arresti me të shumta.
Në këtë moment është marrë me forcë dhe është futur në makinë edhe gazetari i Ora News, Xhoi Malësia i cili po transmetonte live gjithcka cfarë ndodhte.
Por brenda në komisariatin nr 2 është shoqëruar edhe një fëmijë vetëm 12 vjeç. Vetë e ëma e Denis Vatocit ndodhet para dyerve të komisariatit dhe dëshmoi.
“E mora në telefon për ti thënë të vinte në shtëpi kur më doli polici e më tha se ishte në komisariat.
Ai tha se ka thyer xhama. Një fëmijë nuk ma do mendja që ka bërë atë punë. Deri në orën 17:00 ka qenë në shtëpi dhe më pas më tha se do dilte./shkoder.info