Doli më pak i preferuari i publikut, Luiz Ejlli thyen rekorde në rrjetet sociale për 3 ditë (FOTO LAJM)

Luiz Ejlli doli në emisionin e kësaj të marte në nominim duke u kategorizuar si një nga banorët më pak të preferuar të publiku, bashkë me Kiara Titon, Dean dhe Mikelën.




Ky përfundim i përcjellë nga moderatorja Arbana Omani habiti një pjesë të mirë të publikut të cilët këtë habi e reflektuan menjëherë me fuqinë që kanë në rrjete sociale.

Luizi ka hyrë në shtëpinë e “Big Brother” pa rrjete sociale, por sot llogaria e tij që është hapur tre ditë më parë nga të afërm të këngëtarit ka arritur mbi 100 mijë ndjekës.

Për më tepër hashtagu #luizejlli është përdorur 125 milion herë duke thyer kështu rekorde në pak ditë.




Por këtë mbështetje publiku i tij ja ka përcjellë Luizit edhe brenda shtëpisë nëpërmjet droneve, ku vetëm ditën edjeshme janë dërguar 3 të tillë për të cilët produksioni i BB ka marrë masa dhe nuk ka lejuar banorët që tí shohin.

Author: morevesh