Një mjek i bllokuar në Ukrainë thotë se më mirë do të vdiste sesa t’ua braktiste rusëve panterën dhe leopardin e tij.
Girikumar Patil, 42 vjeç, u transferua në Ukrainë në vitin 2007 për të studiuar mjekësi dhe tani jeton në Severodonetsk – një qytet i vogël që ndodhet në rajonin lindor të Donbasit.
Fillimisht ai jetonte në qytetin e Luhansk, por vendosi të shpërngulej kur shtëpia dhe restoranti i tij u shkatërruan në vitin 2014 pasi shpërthyen luftimet midis trupave ukrainase dhe rebelëve të mbështetur nga Rusia.
Pasi u transferua në Severodonetsk dhe praktikoi mjekësinë në një spital lokal, ai bleu dy “macet” e mëdha nga kopshti zoologjik i Kievit në vitin 2020 për 35,000 dollarë (26,700 £), pasi kopshti zoologjik lejon shitjet private të kafshëve me kusht që pronari të ketë hapësirë të mjaftueshme për t’i mbajtur ato.