Doktor Tritan Kalo “kundër” Edi Ramës: Në Bruksel shkohet i bashkuar, jo si lypsar

Mjeku i njohur Tritan Kalo, i kushton disa rreshta ndarjes së padrejtë të kufijve të shtetit shqiptar, dhe thotë se populli ynë ka të drejtën të kërkojë korigjimin e padrejtësive historike të bëra në kurriz të Trojeve Arbërore.

Ai shkruan se në Bruksel shkohet i bashkuar, dhe jo si lypsar. Një fjalë kjo e përdorur kohët e fundit nga kryeministri Edi Rama. Sipas mjekut Kalo, nuk mund t’u lutesh shkaktarëve të shkërmoqjes së Shqipërisë në 5 shtete që të të bëjnë pjesë të BE-së.

“UNË, Dr. Tritan Kalo, nuku e shoh Brukselin vendin, ku Shqiptarët e ndarë padrejtësisht pas 1913 në Konferencën e Londrës në pesë shtete do të bashkohen, NEVER!!!….Në Bruksel shkohet i Bashkuar e me dinjitet SOCIO-EKONOMIKO-POLITIK dhe jo si LYPSAR, duke u lutur që shkaktarët e kësaj “shkërmoqje” në pese shtete dhe të kufizimit të Shqipërisë post-londineze nga vetë trojet shqiptare, të të bëjnë pjesë të Europës së Bashkuar, në themelet historike të së cilës qëndron qytetërimi ynë, NO ËAY!!!……TOGETHER FOREVER!!!”, shkruan ndër të tjera mjeku.

Shkrimi i plotë:

KOHË KOVODIANE….14.01.2021….JEMI të gjithë të mirëpritur në 17 Janar 2021 në PREKAZ-TROJET ARBËRORE…Kuvendi i bijve e bijave të “Krahëve të Shqipes”…..”Është patriotizëm kur dashuria për njerzit e tu vjen e para. Është nacionalizëm kur e para vjen urrejtja ndaj atyre që janë ndryshe nga njerzit e tu.” – shprehet Sharl dë Gol (Charles de Gaulle)….

A e kemi ne SHQIPTARËT detyrimin dhe të drejtën për të kërkuar me patriotizëm e me vendosmëri, rishqyrtimin dhe korigjimin e padrejtësive historike të bëra në kuriz të popullit tonë dhe në kuriz të Trojeve Arbërore???….

KEMI me vete të DREJTËN e çdo POPULLI, që të jetojë i bashkuar nën një çati dhe të ketë në duart e tij fatet e veta….Në ndërkohë kur Vëndet Demokratike të Perëndimit vijojnë përditë e më tepër të flasin e të promovojnë Kartën Universale të të Drejtave të Njeriut, kur përditë e më tepër flitet për Demokratizimin e Shoqërive kudo në Botë, PËRSE është herezi, folklorizëm dhe arrivizëm, që Shqiptarët të kërkojnë për të mundësuar Bashkimin Kombëtar, në Trojet Arbërore të shpallura të Mëvehtësuara në 28.11.1912…..

”Hisen e Diellit falma Zot” – shkruante dikur poeti i mirënjohur Frederik Reshpja….Pikërisht “hisen e mohur të Djellit” do të rikërkojnë Shqiptarët nga e gjithë Bota, edhe në Kuvendin që do mblidhet më 17 Janar 2021 në Prekazin Historik, në vendlindjen dhe vendflijimin e Jasharëve….Vetëm e vetëm BASHKIMI KOMBËTAR do ta bëjë të mundur FAKTORIZIMIN politik, ekonomik e social të Shqiptarëve në Ballkan dhe më gjërë….

Vetëm e vetëm Bashkimi Kombëtar do ta bëjë të mundur MBROTHËSIMIN tonë meritor….Vetëm e vetëm Bashkimi Kombëtar do ta bëjë të mundur cilësimin e ARSIMIMIT dhe EDUKIMIT të Shoqërisë sonë…..Vetëm e vetëm Bashkimi Kombëtar do ta bëjë të mundur rikthimin në ATIN e MËMËN-DHE të atyre, që me zemër të vrarë morën udhët e theqafjes në emigracion këto dhjetra vitet e fundit….

UNË, Dr. Tritan Kalo, nuku e shoh Brukselin vendin, ku Shqiptarët e ndarë padrejtësisht pas 1913 në Konferencën e Londrës në pesë shtete do të bashkohen, NEVER!!!….Në Bruksel shkohet i Bashkuar e me dinjitet SOCIO-EKONOMIKO-POLITIK dhe jo si LYPSAR, duke u lutur që shkaktarët e kësaj “shkërmoqje” në pese shtete dhe të kufizimit të Shqipërisë post-londineze nga vetë trojet shqiptare, të të bëjnë pjesë të Europës së Bashkuar, në themelet historike të së cilës qëndron qytetërimi ynë, NO ËAY!!!……TOGETHER FOREVER!!!/korrieri.al

Author: admin