Eranda është një grua 33-vjeçare, e cila ushtron profesionin e shoferes së autobusit, ku përshkon edhe udhëtime jashtë vendit.
Në një intervistë për emisionin “Real People” në Euronews Albania, Eranda u shpreh se doganierët më të mirë janë shqiptarët dhe italianët.
Ndër të tjera, Eranda shtoi se doganierët në Serbi e thërrasin “Madame”.
“Doganierët më të mirë janë shqiptarët, pastaj vijnë ata të Italisë, në Brindizi. Dhe ata janë shumë të mirë, janë sjellë shumë mirë me ne deri më sot.
Më të vështirët? Ka qenë hungarezi, por edhe me Hungarinë e kam pasur shumë mirë.
Kam pasur momente shumë të mira andej, gjithmonë. Sidomos në Serbi më thoshin madam. Doganierët serbë, sa më shihnin, thonin madam”, theksoi ajo.