“Do u ndryshojë jeta pergjithmone”/ Meri Shehu jep horoskopin për këtë muaj, shenja më me fat

Horoskopi i muajit dhjetor nga Meri Shehu.

PARASHIKIMI ASTROLOGJIK I MUAJIT DHJETOR 2020

Renditja e shenjave nga ajo me pak me fat te ajo me e favorizuar:

12- Luani

Luanët vetëm mbretëri nuk kanë pasur këto vitet e fundit. Në 2020 kanë humbur mbretërinë e fundit që ishte puna ose një projekt apo plan i rëndësishëm. Janë lodhur dhe stresuar por do shpëtojnë pas datës 16 Dhjetor nga një punë e vështirë apo stres, por pastaj Saturni do dalë përballë shenjës së tyre dhe në fushën e bashkëpunimeve, martesave do vihen kushte shumë të forta përballë kësaj shenje. Unë do paralajmëroja dhe martesa të mëdha dhe bashkëpunime të mëdha, por të gjitha shumë të forta ose me rregulla shumë strikte për të cilat Luanët nuk do ishin dakort në jetën e tyre pasi janë mësuar të udhëheqin. Udhëheqjen do e marrin partnerët apo bashkëpuntorët e tyre. Duhet të jenë të vëmendshëm me hapat që hedhin në lidhje me shëndetin, me partneritetet etj.

11- Gaforrja

Gaforret në fakt do kenë një moment të bukur në Dhjetor sepse pas datës 16 çlirohet nga ndikimi i Saturnit përballë shenjës së tyre. Marrëdhëniet e vështira, martesat e këqija të gjitha këto fillojnë të rregullohen, por do merren gjithmonë me larjen e llogarive. Tani do i vijë fatura e çdo marrëdhënie të vështirë e çdo bashkëpunimi të keq, apo gabimeve që kanë bërë gjatë ecurisë së jetës së tyre gjatë këtyre 3 viteve të fundit. Kanë një fat në datën 30 Dhjetor, 1 ditë para ndryshimit të viteve, kemi një Hënë të plotë në Gaforre. Mund të bëjnë ndonjë rregullim, menaxhim apo marrëdhënie korrekte. Ndoshta një punë e re në jetën e tyre por nga jashtë, nuk i shoh Gaforret të shëndetshme në vendin e tyre.

10- Demi

Demët kanë qenë më me fat se sa kanë menduar. Kur futet Saturni në Ujor çdo gjë do bëhet pak më e vështirë në çështjet familjare, në ndryshimet e mëdha që duhet të bëjnë, në mënyrën e menaxhimit të ekonomisë, pronësive etj kështu që do e kërkojnë 2020 më së shumti. Një ndryshim të madh mund ta bëjnë rreth datës 21 Dhjetor nëse duan të çlirohen një herë e mirë nga ato gjëra që mendojnë se nuk do çlirohen dot në të ardhmën, mund të bëjnë një përpjekje revolucionare. Në lidhje me një çështje ekonomike mund të marrin një lajm të mirë pas datës 14 dhe mund të bëjnë një tentativë për të rregulluar çështjet ligjore etj.

9- Binjakët

Do kenë një vit më të mirë sesa 2020, do shpëtojnë nga disa çështje shumë të vështira në lidhje me ekonominë, llogaritë etj dhe fillojnë një periudhë më të mirë, më të hapur në planet e tyre. Duhet të presin datën 21 që të shohin gjithë tablonë e gjërë përsa i përket marrëdhënieve me jashtë. Shumë binjakë do shohim që do duan të bëjnë gjëra më të mëdha. Duhet të veprojnë si kafshët në pyll, t’i bëjnë gjërat shpejt e shpejt dhe të mos presin një moment të dytë të mirë. Çfarë t’i vijë para ta kapin!

Mund te degjoni edhe Horoskopi per muajin DHJETOR 2020 Nga Astrologu Italian Paolo Fox

8- Virgjëresha

Keni pasur një vit 2020 shumë të tronditur, por deri diku disa baza thelbësore në jetën e shumë Virgjëreshëve mund të jenë vendosur. Tashmë fillon një periudhë ndryshe, atë çfarë kanë përjetuar në 2020 duhet ta marrin, ta shtrëngojnë fort sepse Saturni kalon në shenjën e Ujorit dhe do i hapë më shumë punë. Do kenë shumë punë dhe projekte sociale. Data 21 do jetë shumë e rëndësishme për Virgjëreshët në marrëdhënie me të tjerët në lidhje me punët, planet, projektet etj.

7- Peshqit

Viti 2020 nuk ka qenë dhe aq i keq për Peshqit, por do shohim më vonë që mund të stresohen pak, por duhet të presin verën e 2021 që të dalin nga ky stres. Ky stres ka të bëjë me planet, projektet e tyre që do fryhen kaq shumë në mendjen e tyre, por nuk do bëhen realitet derisa të vijë një etape e dytë, kështu që kujdes me psikologjinë.

6- Akrepi

Akrepët janë me shumë fat, ta shfrytëzojnë deri në datën 16 Dhjetor fatin e tyre, pastaj Saturni në Ujor do bëjë gjëra të rëndësishme përsa i përket shtëpisë, ndryshimeve, planeve, projekteve, udhëtimeve dhe do detyrohen të merren me gjëra më serioze, ndoshta me politikë, ndoshta me karrierë. Karriera do jetë domethënia më e rëndësishme për ta. Do ndodhë një ngjarje e rëndësishme në jetën familjare dhe projekteve të tyre të pronësisë, shitblerjeve ose mënyrën se si do menaxhojnë jetën e tyre. Hëna e re në Shigjetar do të japë marrëdhënie të mira ekonomike në datën 14 Dhjetor, që kështu le ta shfrytëzojnë.

5- Dashi

Dashët do të lehtësohen nga Satruni dhe do kenë një frymëmarrje të mirë, Dhjetori do marrë më për mirë për ta pas datës 16. Hëna e re në Shigjetar i fton në udhëtime dhe kontakte me jashtë, do merren shumë me qëllimet e tyre. Do kapërcejnë një moment të vështirë karriere. Në Dhjetor sepse nuk është vëna pika mbi I përsa i përket karrierës dhe një marrëdhënie shumë të rëndësishme në jetën e tyre personale. Duhet të presin lajme që janë të rëndësishme por dhe të vështira, por pas datës 21 mund të kenë projekte madhështore.

4- Peshorja

Peshoret shpëtojnë përfundimisht nga ky 3 vjeçar i vështirë nga Saturni që i ka bllokuar karrierën, familjen, projektet dhe planet e tyre. Futet në Ujor dhe Peshoret do çlirohen do dashurohen, do kenë projekte, do ecin më përpara, mundësitë do jenë më fantastike. Jeta erotike do marrë drejtime të mundshme. Pas datës 14 do kenë udhëtime dhe lajme të mira.

3- Shigjetari

Do kenë kontakte dhe lëvizje me jashtë. Hëna e re do jetë në shenjën e tyre në datën 14 Dhjetor. Një çlirim shpirtëror e psikologjik, futja e Saturnit në Ujor në datën 21 është një mbështetje shumë e rëndësishme për Shigjetarët kështu që do marrin një shije të mirë në Dhjetor për atë se çfarë do ndodhë në 2021. Në fund të Dhjetorit do dalë një problem i vogël ekonomik, por shpresoj që do ia dalin me sukses.

2- Bricjapi

Ta shijojnë vendin e dytë Bricjapët sepse nuk do e shohin më veten në vendin e dyte e të parë. Është një muaj që duhet ta shijojnë, ta marrin më të mirën e 2020. Unë mendoj që kanë qenë më me fat nga sa kanë menduar, fytyrën e vërtetë të planeteve do e shohin në 2021, por tashmë kanë kohë akoma të marrin vendime të rëndësishme ose të kenë fatin të takohen me njerëz të mirë, korrekt që t’u qëndrojnë besnik në rrugët dhe marrëveshjet e tyre që të arrijnë të finalizojnë disa gjëra me sukses deri nga data 16.

1- Ujori

Hëna e re në Shigjetar i favorizon, do kalojnë dy planet të fuqishëm në shenjën e tyre Saturni dhe Jupiteri planeti i fatit. Do ndryshojë jeta e tyre shumë, nga të kushtëzuar dhe të lodhur, unë mendoj që do fillojnë projektet dhe planet e tyre të marrin ndryshim. Duhet të presin derisa të kalojë data 16 që të fillojë një energji dhe ajëri i ri. Do dijnë të presin se janë të zgjuar dhe i përkasin të ardhmes. E ardhmja dhe e shkuara takohen në një pikë, nuk do bëjnë dot pa njëra-tjetrën

Author: admin