Luiz Ejlli, një nga banorët më të spikatur dhe më të pëlqyer nga publiku deri më tani, që në ditën e parë të hyrjes në shtëpinë e “Big Brother VIP 2”, ka shprehur pëlqimin për një nga nga banoret e shtëpisë, Kiara Titon.
Ai nuk ka pushuar së treguari se sa shumë i pëlqen Kiara dhe madje u ka thënë disa banorëve të tjerë se ka rënë në dashuri me të. Mënyra se si ai sillet dhe ia shpreh këtë dashuri Kiares, nuk mund ta mohojmë është një nga gjërat më të veçanta të këtij edicion të “BBV2” dhe një nga arsyet pse publiku është kaq i lidhur me personazhin e Luizit. E pamë duke i shërbyer mëngjesin në shtrat, duke gatuar për të, duke u kujdesur për shëndetin e saj e shumë gjëra të tjera. Dhe pse kjo dashuri nuk po i kthehet mbrapsht, nuk ka reshtur për të duke na cuditur kohët e fundit me planin si do ta poropzojë nëse shkon në natën finale, ja si:
Do të pres deri në ditën e fundit kur do të jem vetëm në skenën me një banor, por kush do jetë sedi, po kam dy-tre emra në mendje, … publiku ka vendosur qe fituesi i “Big Brother VIP Albania 2” është. . . në atë moment do ta prish atë moment dhe do ulem në gjunjë, do fus dorën në xhep dhe do nxjerr një unazë, do hap kutinë, dhe do i propozoj në skenë, do ulem në mes, të gjitha dritat do të fiken, dhe nëse ajo thotë jo, nuk ka problem – Luizi