Ditën e sotme është paralajmëruar protesta e radhës para kryeministrisë për rritjen e çmimeve. Por kryeministri Edi Rama duket se është kthyer nga Dubai dhe ftoi ndjekësit që të bisedojnë së bashku më krizën energjitike, dhe luftën në Ukrainë.
“Le të dëgjojmë njëri tjetrin”, thotë Rama në postim në Facebook duke i ftuar ndjekësit që t’i bashkohen në 18:30.
Në protestën e thirrur gjatë ditës së djeshme përpara kryeministrisë, kishte një pjesëmarrje të lartë qytetarësh, të cilët më pas bllokuan disa nga akset kryesore të unazës, për të rritur sensibilizimin edhe te personat që nuk iu bashkuan protestës.
Rrugët u zhbllokuan me ndërhyrjen e policisë, të cilët arrestuan 16 persona dhe proceduan penalisht 5 të tjerë.