“Do të vras djalin”/ Dëshmia e biznesmenit në Cërrik, si u kërcënua për tenderin 1 mln euro, mesazhet shatazhuese nga “Çupja” në WhatsApp

Është zbardhur dëshmia e biznesmenit, Eral Myftari, i cili u kërcënua me jetë nga katër përsona për tu tërhequr nga tenderi drusor 1 mln euro që ai kishte fituar në bashkinë Tiranë.

Algert Alcani në bashkëpunim me babanë e tij, Shaqir Alcani (pronar i kompanisë së druve Alcan) paguan dy persona me rekorde kriminale që të kërcënojnë me jetë biznesmenin me bazë në Cërrik dhe familjen e tij me qëllim që ai të tërhiqej nga tenderi publik.

Kujtojmë se deri më tani në paranga kanë rënë Algert Alcani, 27 vjeç, Edmir Boci, 37 vjeç, dhe Shaqir Alcani, 62 vjeç, personi i katër është shpallur në kërkim.

Shaqir Alcani rezulton pronar i firmës ‘Alcani sh.p.k.’. Kjo firmë ka përftuar 28 tendera, 13 prej tyre në bashkinë e Tiranës. Firma rezulton se kryesisht furnizonte me lëndë djegëse për ngrohje objekte arsimore.

Vlerave e tenderave të përfituara në përgjithësi nga kjo firmë nuk e kanë kaluar shifrën e 400 mijë euro.

Por çfarë ka thënë Eral Myftrau para drejtësisë?

Dëshmia

Unë kam ndjekur të gjitha procedurat për konkurrimin në këtë prokurim publik dhe jam shpallur fitues. Para se të shpallesha fitues, që kur mora pjesë në këtë prokurim publik më ka kontaktuar shtetasi Shaqir Alcani dhe djali i tij Algert Alcani, të cilët i njoh prej kohësh sepse kanë biznes në të njejtën fushë.
Këta shtetas janë me origjinë nga Librazhdi dhe banues në Tiranë. Shaqiri më ka kontaktuar nga numri 06……… ku me ka telefonuar dhe nga numri 06……….. në Ëhatsapp, kurse Algerti nga numri 06……….

Ata më kanë telefonuar tek numri im 06………. dhe kemi shkëmbyer biseda me mesazhe edhe në Whatsapp. Kur aplikova në fillim, kam folur dhe jam takuar me këta shtetas dhe më kanë thënë që të tërhiqesha nga ky tender sepse donin ta fitonin ata.

Unë i thashë që nuk tërhiqesha dot, por të vazhdonte procedura e rregullt dhe ligjore dhe nëse fituese do shpallej kompania e Shaqirit unë nuk do ankohesha dhe le ta fitonin ata nëse i përmbushnin kushtet ligjore dhe e meritonin.

Më pas, pasi u shpalla fitues dhe konkretisht në datë 06.04.2023 më kontaktoi numri 06……….., i cili më është prezantuar si Edmir Boçi nga Manatia e Lezhës.

Këta shtetas janë me origjinë nga Librazhdi dhe banues në Tiranë. Shaqiri më ka kontaktuar nga numri 06……… ku me ka telefonuar dhe nga numri 06……….. në Ëhatsapp, kurse Algerti nga numri 06……….
Ata më kanë telefonuar tek numri im 06………. dhe kemi shkëmbyer biseda me mesazhe edhe në Ëhatsapp. Kur aplikova në fillim, kam folur dhe jam takuar me këta shtetas dhe më kanë thënë që të tërhiqesha nga ky tender sepse donin ta fitonin ata.

Unë i thashë që nuk tërhiqesha dot, por të vazhdonte procedura e rregullt dhe ligjore dhe nëse fituese do shpallej kompania e Shaqirit unë nuk do ankohesha dhe le ta fitonin ata nëse i përmbushnin kushtet ligjore dhe e meritonin.
Më pas, pasi u shpalla fitues dhe konkretisht në datë 06.04.2023 më kontaktoi numri 06……….., i cili më është prezantuar si Edmir Boçi nga Manatia e Lezhës.

/albeu.com/

Author: morevesh