Prej më shumë sesa 2 muajsh, Olta Gixhari është bërë pjesë e “Big Brother Vip” dhe habiti jo pak me këtë vendim të saj, pasi prej disa vitesh, ishte shkëputur nga jeta publike, për t’u larguar drejt Spanjës, ku dhe gjeti dashurinë.
Olta ishte një nga aktoret më të dashura për publikun, pjesëmarrëse në shumë shfaqje dhe filma, por duket se dashuria e largoi nga ekrani, por edhe nga Shqipëria.
Jeta e saj ndryshoi totalisht me ardhjen në jetë të djalit të saj, Amar. Tashmë si nënë, prioriteti i saj do të ishte rritja e vogëlushit në Spanjë, duke hequr dorë nga profesioni i saj në vendin tonë.
Megjithatë pak para largimit nga vendi, ajo u hoq nga puna si aktore tek Teatri Kombëtar.
Olta Gixhari, e cila ishte e preferuar e shumë bashkëpunëtorëve, u pushua pa asnjë motivacion nga drejtori i atëhershëm, Hervin Çuli. Menjëherë aktorja zgjodhi të padisë institucionin për shkelje të kontratës.
Sipas paditëses, Olta Gixhari, zgjidhja e kontratës është bërë me efekt të menjëhershëm pa shkaqe të justifikuara. Ndërkohë që kërkonte dëshmshpërbim për zgjidhen e kontratës.
Teksa aktorja e njohur është brenda shtëpisë, duket se gjyqi ende vazhdon dhe nuk ka marrë një vendim për ankesën e saj.
Nërkoha Olta e ka akuzuar publikisht Hervin Çulin, se i jepte role vetëm gruas së tij, Adelina Muçës.
“Unë po them një bombe tani që s’e kam thënë kurrë, por unë mendoj se ‘Art Turbina’ dhe Teatri Kombëtar nuk ka për të bërë hajër derisa të ndërrohet drejtori i Teatrit Kombëtar, që është Hervin Çuli. Nuk ka për të bërë hajër! Qëkur ka ardhur ai njeri në Teatër, politikat në teatër kanë ndryshuar, shfaqjet janë dobësuar, premiera s’ka, luan vetëm gruaja e vet në atë teatër, vetëm gruaja e vet. Dhe unë nuk e kuptoj se si askush nuk e shikon këtë nepotizëm të hapur.
Në Teatrin Kombëtar qëkur është vënë ai drejtor, nuk ka bërë asnjë mbledhje. Unë nuk e di se kush janë kolegët e mi. Unë do marr përsipër të flas për të tjerë. Rrogat janë qesharake dhe prandaj i respektoj pa masë. Punën nuk ma dha ai. Nuk është bërë njëherë një mbledhje.
Unë se di kush janë kolegët e mi. Teatri është ansambël, përderisa e paguan duhet t’i gjesh punë dhe rol. Praktikisht TK duhet të marrë masat. Dhe të bëhen disa premiera në vit. Janë 2-3 fytyra që luajnë gjithmonë. Unë tani po flas se po plas. Falë Zotit që nuk e kam nevojë jetësore se do isha shumë… Kam jetuar me televizion, me reklamë me filma. Unë s’kam bërë asnjëherë jetë luksi. Nuk mbahem”, tha Olta Gixhari.
Ndërkohë edhe Adelina Muça reagoi pas akuzave të aktores duke thënë se kishte qenë pikërisht Hervin Çuli që e ka futur punë Olta Gixharin.
Ndërsa rrëfeu se Olta iu është lutur asaj për role sepse ishte vetëm një dublante, duke theksuar se kjo i kushtoi humbje parash.
“Për sa i përket pjesës tjetër me Teatrin Kombëtar janë problematika mesa duket ndoshta ka ardhur momenti që i ka mbaruar kontrata dhe ky është një lloj reagimi që ajo ka. Hervin Çuli ka qenë njeriu që e ka futur në punë Olta Gixharin, duke e marrë në punë si dublante te shfaqja ‘3 motrat’.
Më pas kur unë kam marrë një rol në Teatrin Kombëtar, Olta ka ardhur dhe është lutur ka thënë Lina a mund të luaj unë në rolin tënd sepse ishte me dublant dhe unë nuk kisha dublant. Padyshim nëse regjisori pranon. Olta fitoi kontratën për vitin në të cilin luanin. Ndërsa unë si e jashtme humba ca para sepse paguhem ne natë shfaqje. Se çfarë ka nuk e di, e di ajo, unë jam në rregull. Nuk është defekti dhe problemi im që unë jam aktore dhe punoj e duhet të punoj”, tha Adelina Muça e ftuar në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora.
Akuzat e Oltës, ajo i konsideroi përpëlitje për të mbrojtur veten, ndërsa ngriti pikëyetje se pse nuk ka marrë role në shfaqje private.
“Është përpëlitje e vogël ndoshta për të mbrojtur veten e saj, gjërat. Nëse unë i marr të gjitha rolet në Teatrin Kombëtar, po në rolet private në shfaqjet private ku është? Nuk është e vërtetë që marr role në Teatrin Kombëtar, në fakt mua më hiqen.
Jam vajzë që vij nga Tirana, që kam punuar që fëmijë dhe kam mbetur në heshtje se është natyra ime. Kam 7 vite që punoj në Durrës, nuk kam unë të drejtë të punoj në vendlindjen time, pse duhet të më hiqet kjo e drejtë sepse bashkëjetoj me një njeri që është drejtori i Teatrit Kombëtar”, shtoi Adelina.
Ndërsa u shpreh e indinjuar për faktin që Olta Gixhari i preku temën e vajzës së saj, duke thënë se ajo nuk ka faj se ka lindur nga dy artistë.
“Ky është një problem që Olta e ka për mendimin tim, thellëthellë me veten e saj. Ne kemi shkuar jashtëzakonisht shumë mirë në fillime, të them të drejtën e mora vesh nga kolegët e mi. Kisha dy ditë që isha bërë pjesë e faqeve rozë, se kam ndonjë qëllim në vetvete, nuk e mora mundimin ta hapja dhe ta shikoja. Më lëndon fakti që ka përmendur fëmijën. Vajza ime ka luajtur rolin e parë kur kam qenë 9 muajshe. Nuk ka çfarë të bëjë, vjen nga dy artistë. Ka mbajtur një shfaqje që është produksion i privat dhe jo i Teatrit Kombëtar, mbajti një shfaqje për 2 orë si aktore kryesore, duhet ta bëjmë fajtore vajzën time apo mua? Jo,” shtoi Muça.
Pas konflikteve virtuale që ka ndodhur mes dy kolegeve, Olta ka vendosur ta zgjidhë çështjen në rrugë ligjore. Teksa loja në “Big Brother” për të po vijon, jashtë çështja e gjyqit ende nuk ka përfunduar. Megjithatë, puna e saj në Teatër ka përfunduar, në mënyrë shumë konfliktuale.