Me rastin e 25-vjetorit të Top Albania Radios ishte i ftuar në “Wake Up” drejtori i TAR, Ledion Liço.
Pasi zbuloi se si u fut për herë të parë në radion në fjalë, Liço u pyet gjithashtu edhe për reality show-n më të ndjekur në Shqipëri, “Big Brother VIP2”.
Drejtori i Top Albania Radios tha se e ka ndjekur dhe ka një të preferuar, por zgjodhi që mos të zbulonte emrin e banorit.
Por jo vetëm kaq, pasi Liço zbuloi edhe çfarë do të ndodhë këtë të diel brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
“Këtë fundjavë, ditën e diel, ata të Big Brother-it do të bëjnë një program radiofonik nga shtëpia e Big Brother-it. Që do të dëgjohet në Top Albania Radio”, tha Liço, i cili duke qeshur shtoi: “Ata do të jenë një test për të parë nëse Wake Up-in vitin që vjen do e keni prapë ju”.