Në konferencën e sotme Presidenti Ilir Meta u pyet nga gazetarët nëse do të kthehet në krye të LSI, partisë që ai vetë themeloi, pas mbylljes së mandatit si President.
Meta u përgjigj “Do jem në krye të përpjekjeve për të vendosur sovranitetin e qytetarëve shqiptarë”.
Ndër të tjera gjatë fjalës së tij Meta tha: “Të jenë të qartë të gjithë, në 30-40-50 vitet e ardhshme këtu do jem”.