“Do ta çoja në mal, do ta zhvishja dhe…”, deklarata e frikshme e Amosit për Luizin (VIDEO)

Ky edicion i “Big Brother VIP” po tejkalon çdo kufi etik, çdo kufi edukate dhe humanizmi.

Përveç gjuhës së përdorur tepër bullizuese, produksioni tentoi të fshehë edhe dhunën në ekran! E kemi fjalën për shpullën që Kejvina i dha Luizit gjatë mbrëmjes së Prime-it.




Produksioni mund të tentojë ta fshehë, por nuk e fshehin dot vetë bisedat e banorëve që po qarkullojnë me video kudo në rrjet.

Një skenë tjetër “horror” u përshkrua nga Amos Zaharia, që i tregonte banorëve të “BB” si do ta dënonte ai Luizin, nëse do të kishte mundësi.

Kristi: Çfarë do t’i bëje? Do ta vrisje?




Amos: Jo, nuk do ta vrisja. E di unë se çfarë do t’i bëja, atë që meriton. Do ta çoja në mal, do ta zhvishja lakuriq, do ta xhiroja, do t’i thoja kërko falje. Pastaj shikoje ti, i jep më gojës…

 

 

Author: morevesh