Djemtë e “Big Brother VIP2” kanë pasur mbrëmë një darkë dedikuar vetëm për ata. Jashtë ishte shtruar tavolina me ushqimet që kishin kërkuar si dhe nuk mungoi as loja me pyetje dhe dënime.
Ata e morën shumë seriozisht lojën dhe iu përgjigjen thuajse të gjitha pyetjeve pikante të realizuara nga Vëllai i Madh.
“Zgjidh tre nga vajzat e shtëpisë, kë do martoje, kë do puthje dhe kë do eliminoje”, ishte një nga pyetjet e shumta. Nëse nuk përgjigjeshin dënimi ishte ‘shko e puth një vajzë në buzë’.
Duke qenë se Luiz Ejlli i lexonte të gjitha pyetjet, ai edhe përgjigjej i pari. Këngëtari pa u menduar shumë tha:
“Do martoja Kiarën, do puthja Nitën dhe do eliminoja Antonetën”.
Gjatë kësaj loje, Luizi tregoi edhe kur ka kryer për herë të fundit marrëdhënie seksuale dhe ishte 4 ditë para se të hynte në BB VIP. Gjithashtu u shpreh se ka pasur fantazi seksuale për partneren e tij, Kiara Tito.