Bledi Mane dhe Krist Aliaj kanë debatuar që në momentin e parë që janë takuar me njëri-tjetrin. Kristi ka thënë se Bledi dëshiron ta kopjojë stilin e tij të të komunikuarit dhe të të veshurit brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”, por nga ana tjetër është Bledi ai që i ka thënë se nuk ka identitet.
Së fundmi, patën një tjetër diskutim, ku Bledi i tha se Kristi gjithmonë do njihet si “çuni i Bertit”. Bledi u shpreh se ai është futur në fushën e lojës me këtë identitet dhe do ta ketë dyfish më të vështirë për të arritur atje ku do. Sipas tij në Shqipëri ka qënë gjithmonë shumë e vështirë që pasardhësit të shënojnë gjurmë.
Kristi tha se ai ka identitetin e tij si lojtar dhe si njeri. Secili lë gjurmën e vetë. Ai tha se nuk mund të detyrojë veten të shënojë të njëjtën gjurmë si i ati i tij.