Një burrë në Idaho, SHBA është akuzuar për vrasjen dhe më pas, ngrënien e fqinjit të tij sepse besonte se krimi makabër “do të kuronte mendjen e tij”. 39-vjeçari James David Russell është dënuar për vrasje të shkallës së parë ndaj fqinjit të tij 70-vjeçar David M. Flaget.
Policia gjeti pjesë të trupit të viktimës pasi kontrolloi shtëpinë e vrasësit. Ata zbuluan gjurmë gjaku në mikrovalë dhe në një tas qelqi, si edhe një çantë palestre të përgjakur e një thikë. Gjithastu ka prova se skena e krimit ishte pastruar nga shenjat e krimit pas aktit të tmerrshëm.
Duart e viktimës u gjetën të lidhura me ngjitës shirit që tregon se ka qenë e lidhur para se të kryhej vrasja. Sipas dëshmisë, Russell mendonte se ai “do të ishte i aftë të kuronte veten duke prerë copa të mishit të trupit” dhe se kjo “do të kuronte trurin e tij”.
Sipas policisë, ky është rasti i parë i kanibalizmit në shtetin e Idahos. Sipas legjislacionit, akti kriminal dënohet deri në 14 vite burg.