Të shtënat me armë në Top Channel duket se kanë ndikuar edhe në Big Brother.
Sipas Olti Currit, nga burime tshumë të sigurta brenda produksionit, është menduar që finalja të bëhet të shtunën. Ai tregon se sot do të jetë i eleminuari i radhës dhe më pas do të hapet një televotim flesh për finalistët.
“Flitet se nga ndikimi që kanë pasur familjarët pas të shtënave, ka pasur një presion të madh nga familjarët që të afërmit e tyre të lënë lojën për çështje sigurie dhe kjo ka shtyrë produksionin për ta mbyllur më shpejt. Sot eliminohet dikush dhe hapet një votim flesh për finalistët dhe më pas finalja i bie të shtunën, ose të martën, por zakonisht finalen mbahen në fundjavë”, thotë Olti Curri.
Nga ana tjetër, ditën e sotme njerëzit në mediat sociale kanë ngritur një pyetje: – Së pari, nuk është publikuar promo e spektaklit të sotëm siç ndodh gjithmonë, së dyti, në shtëpi nuk është dërguar asnjë zarf lidhur me lojërat e javës siç ndodh në çdo fillim jave dhe së treti, familjarët e banorëve janë të shqetësuar për jetën e tyre. Edhe pse publikisht nuk ka pasur reagime, ka zëra që thonë se shumë kanë kërkuar daljen e familjarëve të tyre.
Kujtojmë se produksioni vendosi shtyrjen e reality-showt me një muaj, duke lajmëruar finalen në 6 maj.