Beniada, një nga personazhet e ‘BBV’, thotë se ende nuk e ka gjetur dashurinë e saj. Megjithatë për Beniadën, nuk ka rëndësi shtetësia apo origjina e partnerit të saj.
Gjatë një bisede me banorët e BBV, modelja seksi është shprehur se ndoshta do martohet me një mashkull që dashuron, që jo domosdoshmërish është italian apo shqiptar.
Beniada theksoi se me meshkujt shqiptar do e kishte vështirë pasi kultura e saj me të tyren nuk përputhet.
“Ndoshta as italian, as shqiptar. Ndoshta njoh një tajlandez ose argjentinas. Me thënë të drejtën kjo gjë s’ka pasur asnjëherë rëndësi. Të gënjej nëse them shqiptar. Nuk kam jetuar këtu, kur kam njohur shokë shqiptar, shoqe, kam parë që kultura ime me të tyren nuk përputhet”, tregoi Beniada Nishani.