‘Do ju shkatërroj unë’! Kë po ‘kërcënon’ Olta?

Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari janë zgjuar të parët mëngjesin e sotëm. Teksa po pinin kafen jashtë, atyre u janë bashkuar edhe banorët e tjerë, mes tyre edhe Dea Mishel dhe Kiara Tito.

Që pas përfundimit të spektaklit të së shtunës, banorët janë ndarë në çifte për të kryer provën siameze. Dea dhe Kiara ranë bashkë dhe gjatë këtyre ditëve kanë kaluar mjaft kohë bashkë.




Teksa po bënin muhabet të gjithë së bashku, aktorja u kthehet dy vajzave:

“U bëtë shoqe të ngushta? Hajt se do ju shkatërroj unë avash-avash”.

Dea ia kthen menjëherë përgjigjen dhe i thotë: “Kujdes se mos shkatërrohesh nga xhelozia”.

Pjesë nga biseda:

Olta: Do ju shkatërroj sapo të çlirohem

Kiara: Nuk e kishim kuptuar se kishim një ‘feeling’

Olta: Fillove ti? E ke xhan tani?

Kiara: Xhan i kam të gjithë

Dea: Avash-avash do fillojë të më dojë

Author: morevesh