Higjiena e dobët dhe rrëmuja e madhe që banorët VIP të Big Brother kanë në shtëpi prej kohësh ka bërë që “Vëllai i Madh” t’i dënojë ata së fundmi.
“Prej ditësh janë vënë re probleme me higjinenën dhe parregullsi në shtëpinë e BBV.
Konsumimi i ushimeve vend e pavend, shpërdorimi i tyre dhe mungesa e sistemimit është kthyer në problem serioz.
Të gjitha rrobat sendet e valixhet janë hedhur ngado në shtëpi banjë e lavanteri. Duke parë situatën Vëllai i madh ka vendosur, që rrobat e palara do të lahen të gjitha vetëm me dorë.
Kuzhina do të pastrohet pas konsumimit të cdo vakti, tavolina e verandës do pastrohet para se të shkoni për të fjetur, nëse nuk zbatoni këto urdhra vëllai i madh do ju penalizojë”, thuhet në zarf.
Por vendimi i zarfit i lexuar nga Donaldi, ka bërë që në shtëpi të shpërthejnë debatet mes banorëve. Në Sherr janë përfshirë të gjithë, si Donaldi me Einxhel, Monika me Arbrin e të tjerë.
Një nga debatet e forta ishte ai midis Ilir Shaqirit dhe Beniada Nishanit.
Ai iu tha vajzave se ishin pasive në lidhje me punët e shtëpisë dhe se të paktën duhet të bëjnë minimumin për ta mbajtur pastër.
Kjo gjë i ka acaruar vajzat ku Arjola Demiri, Beatrix Ramosaj dhe Beniada Nishani iu kthyen balerinit por kjo e fundit nuk e priti aspak mirë këtë gjë.
Modelja shumë e acaruar, i tha Ilirit se ajo ka mirëmbajtur gjithmonë kuzhinën dhe vetëm një javë nuk mundi pasi ishte e sëmurë. Por balerini u shpreh se vajzat duhet të zgjohen herët dhe të bëjnë punët minimale për të qëndruar ambienti i pastër.
Gjatë debatit të fortë, Beniada tha se ‘nuk do t’i pastrojnë dhe të pasmet’ atyre, sipas saj ‘vetëm se ka gatuar Iliri s’do të thotë se ka bërë çdo gjë’. Këtë gjë balerini nuk priti aspak mirë ku u shpreh se ‘u tregua shumë e paedukatë’ dhe se nuk duhej t’i drejtohej me atë gjuhë pasi nuk i shkon.
Iliri: Unë si person kur shikoj dikë që konsumon aty, atje dhe i them shko ngrije pjatën dhe të mos ta marri për ofendim fare.
Beniada: Nuk mund të flasësh në përgjithësi që në vajzat jemi passive sepse unë nuk jam fare passive.
Beatrix: Nuk kam në olan të bëhem pastruse duke bërë përditë të njëjtën gjë, o do ti bëjmë të gjithë tamam ose…
Iliri: Trix, çohuni përditë në mëngjes dhe bëni punët e shtëpisë, si bëhëen punët ne një shtëpi normale. Kjo shtëpi nuk mbahet me minimumun e pastërtisë.
Beniada: Unë gjithmonë kam pastruar guzhinën vetëm këtë javë se kam pastruar se nuk kam qenë në terezi. Çfarë do ju pastroj edhe s*mën unë juve tani, hec mor Ilir se gatove ti edhe bëre të gjitha gjërat. Mos na thuaj më passive se unë nuk jam fare passive në pastrim.
Iliri: Ule atë gjënë që the se e ngrite shumë përpjetë se tregon që je e paedukatë, me atë gjuhë mua mos më fol.
Beniada: Unë nuk jam passive e di shumë mirë dhe të lutem mos ma thuaj më.
Iiliri: Të lutëm duhet të ishtë fjala e parë që duhej të thoje. Mos u hidh përpjetë se nuk të shkon. Zgjohuni në mëngjes herët dhe bëni punët e shtëpisë. Mbani shtëpinë, si bëhen punët në një shtëpi normale.