Kur Olta Gixhari vendosi që të largohej përfundimisht nga shtëpia e “Big Brother VIP2”, Luiz Ejlli i tha aktores se ‘s’ka kuptim pa ty kjo lojë’. Këngëtari tha gjithashtu se me kë do merrej tani e tutje.
Por të papriturat nuk kishin fund gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme, pasi në shtëpinë më të famshme në Shqipëri janë rikthyer 4 ish-banorë, Efi Dhedhes, Ronaldo Sharka, Bledi Mane dhe Kiara Tito.
Me të hyrë 4 ish-banorët, Qetsor Ferrunaj dhe Luiz Ejlli kanë biseduar me njëri-tjetrin për të bërë plan se si të eliminojnë banorët dhe të shkojnë në finalen e madhe.
Madje Luizi ka mësuar edhe Gerti Koxhën se si të luaj, i cili u afrua pranë këngëtarit dhe Qetsorit teksa po bisedonin bashkë.
Pjesë nga biseda:
Luizi: Me Qetsorin nuk kemi punë, duhet me u marrë me Bledin edhe me Ronaldon.
Qetsori: Me u krujtuar me mua problem është
Luizi: Nuk ka lidhje, por thjesht mos u harxho se ky nuk ta përton
Qetsori: Nuk kemi punë fare me njëri-tjetrin ne tani, na kanë ardhur të rinj
Luizi: Kemi Bledin dhe Ronaldon, ata kanë ardhur me na rënë kokës. Ata do luftojnë për një vend në finale dhe janë më të egër se ne. Ne e kemi marrë shtruar
Gerti: Ishalla kaloj të martën
Qetsori: Fotinia ka mundësi të rrezikojë më shumë nga të gjithë
Luizi: Fotinia, ti dhe Lorenci, të jemi realista
Gerti: Edhe Keisi
Luizi: Jo
Qetsori: Jo, është potenciale
Luizi: Tani ti ke mundësi me filluar me u përplas me Bledin ose me Ronaldon, por kujdes se i ka vdekur baba, mos të preket e ke parasysh