Në shtëpinë e “Big Brother VIP” u futën dy tatuazhistë për t’iu bërë tatuazhet që deshironin banorëve. Por, njëri prej tyre, duket se i ka bërë mjaft përshtypje Beniadës e cila është shprehur se ishte mjaft simpatik dhe se e pëlqeu shumë.
Këtë e zbuloi vetë modelja gjatë një bisede me Arjolën:
Beniada: Ai më shikonte mua, unë shikoja atë tjetrin. Nuk e shikoja dot në sy se po ta shikoja, do e haja me sy
Arjola: Pse nuk nejte më shumë te ajo dhoma se do i biesh pishman?
Beniada: Kisha turp.
Arjola: Po kur do rritesh? Turp do kesh gjithmonë.
Beniada: Po, kështu jam, kam turp.
Kujtojmë se në televotimin e kryer në një nga netët e spektaklit, Beniada doli një nga 4 banoret më të preferuara që publiku do donte ta shihte në finale.