Darka e të nominuarve ka bërë bashkë ditën e djeshme Kristin, Kiarën, Qetsorin dhe Oltën.
Teksa janë diskutuar një sërë çështjesh të ndryshme, mes tyre nuk kanë munguar as komentet pikante të Oltës.
Me të qeshur ajo i ka thënë Kiarës se është shumë e shtirur dhe se me Luizin nuk kanë asnjë pikë të përbashkët si çift.
“Po ndenje më shumë ti këtu do dekompozohesh. Ik se nuk e përballon dot më gjithë këtë shtirje që bën këtu. Me vërtetë je shumë e shtirur, po kur bën sikur vdes pas Luizit. Ju jeni përshtatur shumë mirë me njëri-tjetrin por s’keni asnjë të përbashkët.”-tha Olta.