Dita e sotme ka nisur me aludime per nje nga banoret e shtepise, Claudion. Duke diskutuar me Ilirin se ke mendon ai se do largohet sot nga shtepia, Claudio shprehet se per fat te keq do jete vete ai qe do lere shtepine, duke humbur keshtu shansin per cmimin e madh.
“Do dal une sot, ska rruge tjeter dal une sot, nuk e di”, u shpreh Claudio.
Nga ana tjeter, Iliri nuk ishte fort i sigurt se cfare pergjigje ti jepte Claudios, banor i cili hyri vetem pak jave me pare.
“Nuk di ca te te them”, ia ktheu Iliri, duke u perpjekur me pas per te ndryshuar teme.
Kujtojme se Claudio ishte banori i nominuar me më shume vota nga banoret, ndjekur nga Iliri. Por, jo te nominuarit e vetem te kesaj jave pasi ‘Vellai i madh’ i dha mundesine dy liderave te shtepise te javes qe shkoi, se mund te zgjedhin nga 1 banor per t’iu bashkuar te nominuarve te tjere. Donaldi zgjodhi Arjolen, ndersa Iliri zgjodhi Einxhel.
Keshtu qe, te nominuarit e kesaj jave ishin Iliri, Claudio, Arjola dhe Einxhel, dhe njeri prej tyre do te leri shtepine sot.