Duke qenë se Vëllai i Madh ka organizuar deri më tani mbrëmje vetëm për vajza, dje surprizoi edhe djemtë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Në oborr ata kishin të shtruar tavolinën ashtu siç ata kishin kërkuar dhe sigurisht nuk mungonin as pyetjet pikante, të cilave djemtë iu përgjigjen me sinqeritet dhe ndonjëherë edhe me ironi.
Por ishte një pyetje që djemtë vendosën që të mos i përgjigjeshin dhe si pasojë do të kryenin dënimin të gjithë me radhë. Pyetja ishte:
“Cili është sekreti më i madh që ke në jetë?” dhe banorët thanë se nëse do e tregonin nuk do ishte më sekret. Kështu që nuk iu përgjigjen dhe morën dënimin.
Cili ishte dënimi? Ata duhej që të lëpinin dyshemenë. I pari që e bëri këtë gjest ishte Luizi dhe më pas Armaldo, Qetsori, Sabiani, Elvisi, Shpati dhe Kristi.
Nga ana tjetër, vajzat i përgëzuan ata pasi e morën shumë seriozisht lojën dhe e kryen pa ankesa.