Ai përfitoi nga java e modës në Paris për të bërë një ndalesë në qendrën sportive të PSG-së. Me këtë rast bëri “vetë-paparacin” me tri yjet më të ndritur: Messi, Mbappé dhe Neymar.
Romeo Beckham, në shoqërinë e të dashurës së tij Mia Regan dhe nënës Victoria, ka kaluar pak kohë me tre lojtarët e Pochettino.
E gjitha kjo ndodhi pak ditë pas njoftimit të Inter Miamit, klub tek i cili është president i ati, David Beckham deklaroi përmes Jorge Mas se do të bënte një përpjekje për ta bindur Messin për t’u transferuar në MLS:
“Nëse ndodh kjo? Jam optimist, është një mundësi”, – tha djali i ish-kapitenit të Anglisë. Sezoni zhgënjyes i deritanishëm i Messit në “Parce des Princes” mund të çojë në një divorc të hershëm e të bujshëm me klubin e sheikut Al Khelaifi.